Google ADS

AAK këmbëngul për një marrëveshje të re për demarkacion

19:22 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Ramush Haradinajt thotë se Kuvendi i Kosovës duhet ta ratifikojë një marrëveshje të re për demarkacion në Kuvend, pasi ta rrëzojë versionin e vjetër që tashmë pritet të dalë para deputetëve menjëherë me nisjen e sesionit pranveror.

Pavarësisht që Mali i Zi e ka bërë të qartë se për këtë temë më as që pranon të diskutojë, në partinë e Haradinajt besojnë se do të ketë negociata të reja me Malin e Zi.

Edhe një urim tjetër të vitit të ri presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shënoi, duke kërkuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Por, viti i ri nuk pritet të sjellë qëndrime të reja.

Ato tashmë janë të ditura dhe janë përsëritur edhe nga vetë kryeministri e nga partia e tij që kjo marrëveshje do të rrëzohet në Kuvend, raporton KTV.
Ahmet Isufi, shef i deputetëve të AAK-së, thotë se duhet të ketë një marrëveshje të re me Malin e Zi.

Shuarjen e këtij varianti e sjelljen e një varianti të ri e do edhe Vetëvendosje.
Për rrëzim ka folur edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, por ai e do rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte akuzuar kryetaren e Komisionit për punë të jashtme, Vjosa Osmani duke thënë se ajo ishte fajtore pse marrëveshja nuk ishte proceduar në Kryesi.
Por, në takimin e 26 dhjetorit me pajtim të shumicës së anëtarëve të komisionit ishte vendosur që më 15 janar të jetë takimi vendimtar ku pritet të procedohet marrëveshja për demarkacion në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme