Kryeministri i Kosovës, dhe njëherësh edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pasur një takim me strukturat e partisë së tij.
Me anë të një statusi në Facebook, Haradinaj ka treguar se ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme të AAK-së në të gjitha nivelet, shkruan arbresh.info.
Në mes të tjerash Haradinaj ka thënë se Aleanca ka dalë shumë e fuqishme në zgjedhjet në Kosovë.
“Aleanca ka dalë një subjekt i fuqishëm politik nga dy palë zgjedhje në Kosovë. Aleanca po bëhet e fortë dhe zëri i fuqishëm i qytetarit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të Haradinajt./Arbresh.info
“E kemi nisur një vit të ri me Aleancën, me të gjithë njerëzit e saj të mirë e të devotshëm, për vendin dhe të ardhmen e tij.
Aleanca ka dalë një subjekt i fuqishëm politik nga dy palë zgjedhje në Kosovë. Aleanca po bëhet e fortë dhe zëri i fuqishëm i qytetarit të Kosovës.
Deri këtu, kemi arritur bashkë me strukturat, aktivistët dhe simpatizantët, të cilët kanë qenë forca shtytëse e AAK-së përgjatë gjithë këtyre viteve dhe do të rrugëtojmë sërish bashkë duke e ndërtuar çdo ditë vendin tonë. Në këtë shënim të nismës së vitit të ri, kam shpallur edhe zgjedhjet e përgjithshme, në të gjitha nivelet e partisë. Urime zgjedhjet AAK!”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...
NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Tok...
Emigrantët dalin nga qendra pritëse në Shëngjin – pritet të ...
Durrës, shkarkohen nga anija, kontejneret me mbetje të dyshu...
PDK’ja nesër mban konferencë për media
Alonso kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen kundër Bochum