Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas lajmit se partia e tij ka punësuar një anëtarë të saj në këtë dikaster.
Selimi tha se pasi është ministër i AAK-së, ka diskrecionin që të emëroj anëtarë të partisë së tij.
“Unë jam ministër i emëruar nga AAK-ja dhe me ligjin në fuqi, më lejohet që në emërimet politike të kem diskrecion. Përderisa kam këtë mundësi ligjore, si ministër do të emërojë kuadro të AAK-së, të cilët janë kuadro të rijnë e të kualifikuar. Ndërsa në Shërbimin Civil punësimet do të bëhen vetëm në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Arbresh.info.
Në këtë ministri e cila udhëheqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka punësuar anëtarin e saj, Astrit Gjocajn për të dhënë ndihmë tek Dhomat e Specializuara, në kuadër të kësaj ministrie.
Ndryshe, Selimi kishte dekalruar se ministrat në momentin që emërohen nuk janë të LDK-së apo AAK-së por janë Kosoveës, shkruan Arbresh.info.
Ai është vëllai i sekretari organizativ të rinisë së AAK-së, Demokrat Gjocaj.
Shkrimi i tij i plotë:
Sot në media është raportuar se në Ministrinë e Drejtësisë është emëruar një kuadër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Unë jam ministër i emëruar nga AAK-ja dhe me ligjin në fuqi, më lejohet që në emërimet politike të kem diskrecion. Përderisa kam këtë mundësi ligjore, si ministër do të emërojë kuadro të AAK-së, të cilët janë kuadro të rijnë e të kualifikuar. Ndërsa në Shërbimin Civil punësimet do të bëhen vetëm në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil. AAK-ja është organizatë politike, vizionin e së cilës e përcjellin shumë profesionist të fushave të ndryshme. Do të gëzojë respektin për ta dhe do të tregojë vigjilencën për t’u dhënë mundësi që kapacitet e tyre profesionale t’i tregojnë, andaj saherë që më lejon.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...