Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se ka marrë ftesën nga presidentja Vjosa Osmani për të marrë pjesë në një takim ku do të diskutohen detajet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i AAK-së, tha për Arbresh.info se partia e tij nuk sheh arsye për t’u tërhequr nga ky takim, ndonëse vendimi për pjesëmarrje do të shqyrtohet në ditët që vijnë.
“Po kemi pranuar letren nga Presidentja. Ne baze të kesaj letre Presidentja ka kerkuar takim te perbashket per daten 31 korrik, per t’i zhvilluar konsultimet per caktimin e dates se zgjedhjeve te pergjithshme brenda afatit te rregullt. Nuk shoh ndonje arsye qe Aleanca te mos jete pjese e konsultimeve por sidoqofte vendimet per kete ceshtje do ta marrin strukturat e partise, besoj diten e hene”, tha ai./Arbresh.info
Lexo edhe:
Osmani fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë