Tryezat e përbashkëta me partitë politike do të vazhdojnë të organizohen edhe më tutje.
E fundit e këtij lloji ishte organizuar nga PSD-ja e Shpend Ahmetit, tryezë në të cilën morën pjesë të gjitha partitë parlamentare shqiptare në vend.
Para PSD-së, tryeza të tilla ishin organizuar edhe nga LDK, PDK e Vetëvendosje.
Partia e Albin Kurtit, Vetëvendosja, kishte vënë si temë të vetme diskutimi, arritjen e një konsensusi politik për datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Mirëpo, kjo temë po konsiderohet si e mbyllur nga partia që do të organizojë tryezën e rradhës me partitë politike, AAK-ja.
Deputeti i këtij subjekti, Muharrem Nitaj, ka konfirmuar për lajmi.net se me të tilla tryeza do të vazhdohet, mirëpo ende nuk është diskutuar për një datë të mundshme.
Ai po ashtu tha se nuk është diskutuar as tema e cila do të vendoset në tavolinë, mirëpo tema e zgjedhjeve siç thotë ai, është e mbyllur.
“Nuk e kemi vendosur akoma se kur, por që sigurisht do të vazhdojë me organizimin e këtyre tryezave, nuk e kemi diskutuar as temën kryesore që do të diskutohet në këtë tryezë, por tema e zgjedhjeve si çështje që diskutohet në këto tryeza është e mbyllur”, ka thënë Nitaj.
E përkundër radhës duke u bazuar në përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës, e e cila i përket AAK-së, Lidhja Demokratike e Kosovës përmes shefit të Grupit Parlamentar, Avdullah Hotit, ka bërë të ditur që së shpejti do të organizojë një tryezë përfundimtare për arritjen e një konsensusi për zgjedhjet e parakohshme.
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...