Lidhja Demokratike e Kosovës Dega ne Deçan, përmes një reagimi për media ka shprehur shqetësimin lidhur me shkeljet që sipas kësaj partie po ndodhin në Deçan nga AAK-ja.
Institucioni i Komunës është ndërtesë publike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, mirëpo në të gjithë hapësirat e brendshme të objektit, respektivisht të gjitha dyert e zyrave të komunës janë të mbushura me fotografit e kandidatit për Kryeministër nga Koalicioni PDK-AAK-NISMA, z. Ramush Haradinaj.Për këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës i bënë thirrje këtij koalicioni qe të respektoj Rregullën zgjedhore Nr. 11/2013, Kodi i mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët.
“Njëkohësisht ju bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin veprime te menjëhershme në respektimin e rregullës. Në këtë raste në mënyrën më të keqe është shkelur Neni 4 Veprimet e ndaluara 4.1, pika b) vendosja e postareve dhe emrave te kandidateve brenda ose jashtë ndërtesave publike. Ne dënojmë rëndë një sjellje të tillë të papërgjegjshme, sjellje e panikut dhe pasqyrës së keqe të sjelljes me institucionin publik.”, thuhet në reagimin e LDK-së në Deçan./Arbresh.info/
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63