Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka punuar për lehtësimin e procesit të votimit nga diaspora, siç parashihet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme
Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar “skandal” gjendjen në këtë aspekt.
Ndonëse ka hyrë në fuqi ky ligj nëntë muaj më parë, Tahiri ka thënë se në vend të 50 centëve për votë, sërish diaspora duhet të paguajë nga 70-80 euro.
“Votimi jashtë vendit vazhdon te manipulohet duke e pengu zbatimin e ligjit për zgjedhje të përgjithshme, i cili ka hyrë ne fuqi në korrik te vitit te kaluar. Janë bërë më shumë se 9 muaj që ky ligj ka ky në fuqi dhe nuk është marrë asnjë veprim për të mundësuar votimin e vëllezërve dhe motrave tona sipas këtij ligji. Deri më tani nuk ka asnjë informatë asnjë marrëveshje ndërshtetërore për të mundësuar votimin e qytetarëve të Kosovës në Ambasada siç thotë ligji. Ligji i ri kërkon që të krijohet një kuti postare ku diaspora do të mund të votojë dhe pastaj këto vota që do të paguheshin me 50 centë të shkonin në atë kuti që do të ambalazhohej nga Ambasada e do të menaxhohej nga KQZ-ja në mënyrë që vota të vijë në Kosovë”, ka theksuar Tahiri.
Kritika ka pasur edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.
“Është shqetësuese sepse ka marr votën popullit, ka marre 90 mijë vota për diaspora duke thënë që kemi mbajt premtime, qoftë për Ligjin për Diasporën, qoftë rregullimin e votimit të diasporës dhe e dim ne që mënyra deri tashme është e komplikuar. Kjo qeveri deri sot nuk ka bërë asgjë, i ka kaluar tri vjet në çdo vit kalendarik e kemi ligjin për diasporë dhe çdo vit nuk vjen edhe këtë vit nuk sjellet”, ka theksuar ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur edhe për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e mbështet shpërndarjen e Kuvendit. Tahiri ka theksuar se kjo është një taktikë që të shkohet zgjedhje në korrik kur mendohet se diaspora është në Kosovë.
“AAK nuk e mbështet shpërbërjen, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit. AAK nuk e bën këtë se kjo është një taktik me shku në zgjedhje në mes të korrikut kur mendon se e ka diasporën këtu dhe kur mendon të ikë nga përgjegjësia e dështimit që e ka bërë. Ai duhet të ballafaqohet më të gjitha grupet parlamentare për të gjitha dështimet që i ka pas”, ka theksuar Tahiri./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...