AAK-ja konstituon Këshillin Drejtues

22:50 | 29 Qershor 2018
Arbresh.info

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka konstituar sot Këshillin e ri Drejtues të AAK-së të dalur nga zgjedhjet e brendshme të partisë më 23 qershor.

Për 117 anëtarët e rinjë të Këshillit Drejtues, kryetari i AAK-së, Kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj ka shprëndarë konfimimin si anëtar të organit më të lartë drejtues të Partisë.

“Aleanca është e gatshme për të arritur suksese të reja si subjekt politik. Jam i knaqur me procesin zgjedhor brenda AAK-së, me garën e zhvilluar dhe zgjedhjen tuaj si anëtar të Këshillit Drejtues të Aleancës përmes garës dhe besimit të marrë me votë nga delegatët”- ka thënë kryeministri Haradinaj para anëtarëve të KD të AAK-së.

Haradinaj, ka ftuar organet e partisë që të punojnë e të angazhohen edhe më shumë, që Aleanca të jetë partia e parë në Kosovë.

“Juve ju bjen barra e udhëheqjes së Partisë, nga ky Këshill do të dali edhe kryesia e Partisë e cila e ka obligim të udhëheq me të gjitha strukturat e Partisë në çdo cep të Kosovës. Pres nga ju angazhim edhe më të madh, të jena sa më afër votuesit të Aleancës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës” ka shtuar kryeminstri Haradinaj.

“Duke ju premtuar bashkëpunim të sinqertë dhe kolegial nga ana ime,ju uroj punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësitë tuaja në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës” ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme