Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka arritur t’i mbledh 40 nënshkrimet e nevojshme për të thirrur një seancë të jashtëzakonshëm në të cilën do të diskutohej rreth heqjes ose jo të taksës ndaj Serbisë.
Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për arbresh.info, deputeti i kësaj partie Rasim Selmanaj.
“Një nga aktivitet tona në heqjen eventuale të taksës është edhe një seancë e jashtëzakonshme më sa di edhe pak nënshkrime kanë mbet për tu bërë edhe 40 nënshkrime aq sa duhet besoj se ditëve në vazhdim do të vendosim. Ne do t’i marrim të gjitha vendimet për më i bind se është gabime heq taksen”.
E ndonëse janë partia e vetme opozitare që morri vendim për këtë, Selmanaj thotë se mos heqja e taksës do të duhej të jetë kauzë edhe e partive të tjera politike duke shtuar se janë të bashkuar si parti opozitare.
“Nuk mendoj që taksa është kauzë vetëm e Aleancës por duhet të jetë kauzë e të gjitha partive dhe e Qeverisë pasi që taksa është vendos kundër Serbisë dhe aktivitetit agresiv që e ka pas për çnjohje. Ishte një vendim i Qeveris për me vendos taks dhe mendoj se duhet të respektoj edhe Kryeministri aktual. Unë besoj shumë që do të jemi opozitë e bashkuar për temat në interes për vendin. Tashmë dihet se cilat parti janë në opozitë e pozitë”.
Deputeti i AAK-së, ka komentuar edhe shkarkimet e shumta që Qeveria Kurti i bëri më të marr mandatin.
Sipas Selmanajt, ajo çka është parë nga këto shkarkime është se janë larguar vetëm ata persona që nuk janë pjesë e dy partive në pushtet.
“Pa një vlerësim në shikim të parë duket se këta po i largojnë të gjithë ata që s’janë në VV dhe LDK. Nuk kemi pa një arsyetim të vazhdueshëm pse po bëhen këto shkarkime. Ne do të jemi përcjellës i vazhdueshëm i punës së Qeverisë.”/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...