Këshilltari i kryetarit të AAK-së, ekspert i ekonomisë, Muhamet Spahiu, ka thënë se deklarata e ministrit Murati për 22 vende të reja pune, është qesharake.
Spahiu ka shkruar në Facebook se nuk e kupton ngutinë e qeverisë për mashtrim të opinionit.
“Nuk e kuptoj pse kaq nguti për mashtrim të opinionit? Krahasimi më vetëm një muaj, pra qershorin ku janë deklaruar 342 mijë të punësuar, 22 mijë më shumë se qershorin e vitit të kaluar është komplet mashtrim sepse nga të dhënat zyrtare në qershor të 2020 ishin të deklaruar 341,169!”, ka shkruar Spahiu.
Ai ka vazhduar me pyetjen drejtuar ministrit Hekuran Murati, ku i thotë të bëj krahasime të statistikave të punësimit për muaj të ndryshëm.
“Zoti Murati, krahasoje me muajin mars të 2021 kur ishin të deklaruar 411 692! Kjo e dhënë e jep që 70 mijë vende pune janë shuar, apo?!”, ka shkruar Muhamet Spahiu.
Ai ka vazhduar me shkrimin e tij, ku jep statistika të të punësuarve në muaj të ndryshëm dhe e fton ministrin të bëjë krahasimet:
“Ose krahasoje me:
Nëntor 2019 kur ishin 344,902
apo
Dhjetor 2019 – 340,852
Mars 2020 – 507,555
Prill 2020 – 465,215
Nëntor 2020 – 342,740
Tetor 2020 – 344,646
Nëntor 2020 – 352,995
Dhjetor 2020 – 353,370”.
“Ngutia me publiku mashtrime është e rrezikshme, plus që nuk ka pse pasi që ende jemi në pandemi dhe gjithçka është e kuptueshme!”, ka përfunduar shkrimin e tij Muhamet Spahiu./arbresh.info/
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij