AAK ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili vendimin për taksën e quajti vendim populist.
AAK ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili vendimin për taksën e quajti vendim populist.
Deputeti i këtij subjekti, Muharrem Nitaj, përmes një postimi në Facebook tha se taksa ndaj Serbisë ka qenë përgjigje ndaj luftës së hapur kundër kundër Kosovës, raporton lajmi.net.
Sipas tij, vendimi në fjalë, është pasojë që shkakun e ka në Beograd e jo në Prishtinë.
Reagimi i plotë:
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e paska “goditur” edhe një herë Kryeministrin Haradinaj, për taksën ndaj produkteve serbe! E paska cilësuar vendim populist!
Zotëri Mustafa, duhet ta dijë se taksa ndaj produkteve serbe ka qanë përgjigje ndaj luftës së hapur që Serbia po i bënë Kosovës, edhe në planin ekonomik, edhe në planin politik e diplomatik, madje edhe të sigurisë!
Kjo taksë është vendim i Qeverisë dhe është pasojë që shkakun e ka në Beograd e jo në Prishtinë. Mund të mos jetë vendimi më i mirë, por njeriu lufton me çka ka!
Sa i përket letrës së Presidentit Trump, duket që Kryetari i LDK-së, Mustafa e paska kuptuar gabimisht atë! Presidenti Amerikan bën thirrje për unitet në këtë proces, dhe nëse dikush nuk po e përfillë këtë këshillë të tij, ai është vet zoti Mustafa.
Në delegacionin e Kosovës janë katër zëvendëskryeministra dhe Qeveria është mjaftueshëm e përfaqësuar, por opozita jo. Uniteti politik bëhet atëherë kur edhe opozita është pjesë e tij. Kjo është kaq e thjeshtë. Mjafton të vendosni!
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...