Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë në Interaktiv të KTV-së ka thënë se partia e tij nuk e përkrah mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
“Nuk e përkrahim mocionin e Vetëvendosjes dhe nuk është iniciativë serioze, më shumë është një lojë me opinionin. Por, sa i përket Aleancës, ne nuk i japim nënshkrimet dhe nuk e përkrahim këtë nismë”, ka thënë ai.
Selmanaj ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë të paktën në rrethanat aktuale, duke pasur parasysh mënyrën se si është duke funksionuar koalicioni.
“Nëse krijohen zhvillime të reja, kur nuk respektohet marrëveshja e arritur mes partnerëve të koalicionit, atëherë është çështje tjetër. Atëherë, ne do të ulemi dhe do ta shprehim qëndrimin tonë”, ka thënë ai.
Selmanaj është pyetur nëse do të mbështetej mocioni i VV-së nëse Haradinaj nuk bëhet president.
“Nuk mund të flas për situata hipotetike. Ne tani për tani e kemi propozimin tonë që Ramush Haradinaj të jetë president i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai./koha.net/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...