AAK ka përshëndetur vendimin për dorëheqje të disa anëtarëve të komisionit për Demarkacion të konstituuar nga Qeveria e Kosovës, në fund të muajit Janar.
Sipas AAK’së komisioni që drejtohet nga Kryetari i Akademisë Hivzi Islami është artificial, andaj inkurajojnë edhe anëtarët tjerë ta braktisin atë.
Ndryshe, deri me tani vetëm profesori i Gjeografisë Fitim Humolli ka konfirmuar largimin e tij nga ky komision, derisa raportohet edhe për dy anëtarë tjerë të jenë dorëhequr./Arbresh.info
Ky është reagimi i plotë i AAK’së:
Krerët e shtetit po bëjnë eksperimente me Demarkacionin. Ka një kohë shumë të gjatë që ata e kanë marrë mesazhin se ky version i Demarkacionit me Malin e Zi, ka probleme serioze dhe është në dëm të Kosovës, por pavarësisht kësaj, ata nuk po lënë gurë pa lëvizur që ta kalojnë pikërisht këtë version.
Ata, ka kohë që kanë abuzuar edhe me qëndrimin ndërkombëtar për këtë temë, i cili ka qenë i qartë, që Demarkacioni duhet të marrë zgjidhje, dhe këtë qëndrim e kanë interpretuar sikur Komuniteti Ndërkombëtar, po e mbronë versionin e kësaj Qeverie për demarkacionin.
Qeveria ka dështuar ta kalojë këtë marrëveshje tash e një vit e gjysmë, dhe kjo nuk është bërë vetëm për shkak të Opozitës, por edhe të mosbindjes së një grupi, jo të vogël, të deputetëve shumicës parlamentare.
Tani përpjekjet që ta riciklohet një marrëveshje, e cila “defacto” ka dështuar, më tepër janë sjellje të një pushteti autoritar.
Zbulimi i fundit i Kryeministrit që të krijojë Komision për matjen e territorit, është i padëgjuar dhe krejtësisht i papranueshëm, prandaj përshëndesim tërheqjen e disa anëtarëve të tij dhe inkurajojmë edhe anëtarët tjerë që ta braktisin këtë Komision artificial.
Demarkacioni shënohet në kufi e jo në brendi të territorit.
AAK mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj, se marrëveshja aktuale e demarkacionit duhet të rinegociohet dhe të miratohet një tjetër marrëveshje, e cila nuk dëmton territorin e asnjërit shtet dhe nuk lë probleme të hapura me Malin e Zi!
Qeveria duhet të llogaris se do të përballet më një kundërshtim të fuqishëm politik e qytetar!
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...