Ftesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për një takim të përbashkët me udhëheqësit e partive politike parlamentare për të arritur një konsensus nacional për fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi, duket nuk do t’i përgjigjen pozitivisht partitë opozitare.
Deri më tash kundër janë deklaruar Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa LDK dhe PSD thonë se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim.
Por, për këtë ftese nuk kanë vendosur ende as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Edhe pse është pjesë e koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike që udhëhiqet nga Veseli, ende nuk kanë një qëndrim zyrtar se a do të merre pjesë në takim.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ndonëse ka thënë se ende nuk e kanë shqyrtuar se a do të marrin pjesë apo jo, tha se qysh në fillim të tryezave me partitë politike janë shprehur të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre.
“Ende nuk e kemi shqyrtuar, por sigurisht që ne kemi thënë qysh në fillim të takimeve që janë kërkuar për tryezë që do të jemi gjithmonë të gatshëm të japim kontributin tonë”, tha ai.
Ndryshe, sipas ftesës thuhet se takimi do të mbahet nesër, e hënë, në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës. Takimi do të jetë i mbyllur dhe secili subjekt politik do të përfaqësohet në bazë të formatit 1+1./indeksonline/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...