AAK e shpërblen me postin e zv.ministrit të riun që hodhi “Plazma” në oborrin e Qeverisë Kurti

14:22 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbajti aksion simbolik kundër heqjes së taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Pjesë  e këtij aksioni ishte edhe Driton Bardheci kryetar i të rinjve të AAK-së, i cili bashkë me aktivistët e tjerë kishe bërë edhe gabime në drejtshkrim  për parullat, raporton Arbresh.info.

E, sot si duke e ka shpërblyer partia e tij e cila i ka dhen postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Ndonëse nuk ka të thënë se çfarë shkollimi ka të përfunduar Bardheci, shkruan Arbresh.info.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Sot, u emërova Zëvëndësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

E falenderoj kryetarin Ramush Haradinaj dhe strukturat e AAK-së për besimin e dhënë!

Është nder dhe përgjegjësi e madhe për mua që t’i shërbej shtetit tim dhe gjithë juve që më mbështetët në çdo periudhë.

Zotohem se do të përkushtohem plotësisht me të gjitha kapacitetet e mija njerëzore dhe profesionale, në mënyrë që të përballemi suksesshëm me të gjitha sfidat gjatë reformës së sistemit arsimor.

AAK-ja e mbush me burra qeverinë Hoti

 

Të rinjtë e AAK-së aksion kundër largimit të taksës, hedhin “Plazma” në oborrin e Qeverisë

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme