AAK e NISMA nuk do ndjekin shembullin e PDK-së për largimin e personave me aktakuza nga pozitat zyrtare
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, akuzohet për keqpërdorim me lista të veteranëve, për çka Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë.
Me të njëjtën vepër ngarkohet edhe Agim Ceku, i cili për këtë arsye dha dorëheqje nga pozita e zv.ministrit të Mbrojtës shkruan Gazeta Express.
Por për dallim prej tij, Berisha vazhdon të jetë ministër.
Edhe ministri tjetër i AAK-së, ai i Infrastrukturës përballet me drejtësinë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duket se nuk e ka ndër mend ta ndjek shembullin e PDK-së, e cila largoi zyrtarë shtetëror që janë të akuzuar për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare e vepra tjera penale.
Edhe Endrit Shala, i cili është dënuar për gjuajtje me armë vazhdon të drejtoj Ministrinë e Tregtisë.
Partia e tij thirret në Kushtetutë, kur donë ta arsyetojë veprimin e saj.
“Unë mendoj që duhet ta dini Kushtetutën e ligjet, ta dini sesa është i kapur Drejtësia dhe kush e ka kapur atë?”.
Bashkë me Endrit Shalën dhe për veprën e njëjtë është dënuar edhe zv.kryeminstri Dardan Gashi. Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova ka thënë se shembullin e PDK-së duhet të ndjekin edhe partitë tjera.
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit