Partnerët e koalicionit qeverisës të PDK-së, AAK e Nisma nuk kanë ndonjë informacion lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, i cili në një intervistë për lajmi.net ka thënë se numri i deputetëve që përkrahin Demarkacionin me Malin e Zi, është rritur.
Por, zyrtarët e AAK-së e Nismës, kanë thënë se qëndrimi i tyre ndaj versionit aktual nuk ka ndryshuar.
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë sa i përket marrëveshjes së demarkacionit.
Përderisa Hoxhaj beson se kjo çështje mund të përmbyllet në janar, deputetja nga partneri i koalicionit kërkon rrëzimin e kësaj marrëveshje në Kuvend.
“Nuk ka pasur asnjëherë luhatje, qëndrimi jonë është kundër atij versioni, tani e kemi edhe një raport për ta shqyrtuar ne si deputetë, ka material të mjaftueshëm për ata që kanë pasur dilema”.
“Është mirë që t’i japim përgjigje këtij problemi që mos të luajmë politikisht me ndjenjat e qytetarëve për liberalizimin e vizave. Pra me rrëzuar në Kuvend, sepse ne jemi aty me mbrojt sovranitetin e vendit”, ka thënë ai.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Demarkacioni do të diskutohet në Kuvend në javët e fundit të muajit janar.
Hoxhaj ka thënë se për këtë temë tashmë ka një situatë të re, ku numri i deputete në favor të kësaj marrëveshje, sipas tij është rritur.
“Tani kemi një situatë të re relativisht të mirë ku numri i deputetëve në favor atyre që e votojnë demarkacionin është rritur, si dhe në opinionin publik nuk ka një situatë që ka pasur para dy viteve ku ka pasur protesta e gaz në Kuvend”, është shprehur Hoxhaj.
Por, për një gjë të tillë nuk kanë informacione as nga partia tjetër e koalicionit, Nisma për Kosovën.
Shefi i grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se përderisa marrëveshja është e njëjtë edhe qëndrimi i tyre mbetet kundër kësaj marrëveshje.
“Sa i përket Nismës për Kosovën, përderisa marrëveshja është e njëjtë edhe qëndrimi do të jetë i njëjtë”, ka thënë Sherifi.
Prej grupeve parlamentare të partive shqiptare, vetëm PDK e LDK janë që versioni aktual i demarkacionit të votohet, të cilat sa ishin në koalicion nuk arritën t’i sigurojnë votat për ta kaluar këtë marrëveshje, e cila nga Bashkimi Evropian është kusht kryesor për heqjen e vizave.
Marrëveshje për Demarkacionin e nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë, pritet që gjatë muajit janar së bashku me raportin e Komisionit të Shpejtim Bulliqit të diskutohet në Kuvend./Lajmi.net/.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?