Dy subjekte politike të koalicionit qeverisës do t’i ndihmojnë opozitës që ta bëjë kuorumin në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën synohet të nxirret një rezolutë që ia ndalon presidentit të shtetit ta negociojë me Serbinë tërësinë territoriale të Kosovës.
Pjesëmarrjen në seancën e thirrur për 4 shtator e kanë konfirmuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe në Nismën Socialdemokrate (NSD).
Iniciativën e ndërmarrë nga opozita një ditë më parë kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i subjektit kryesor në pushtet, Partisë Demokratike (PDK), e ka kualifikuar si veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm dhe ka theksuar se institucionet “nuk bëhen pjesë e skenarëve të errët, kauzave të rrejshme dhe seancave që nxisin tensione dhe panik”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por fjala e tij nuk ka mbërritur as tek partnerët me të cilët bashkëqeveris.
Muharrem Nitaj, deputet i AAK-së, parti që drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj, ia ka konfirmuar gazetës pjesëmarrjen në seancën që synon ta stopojë iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për t’i negociuar kufijtë e Kosovës.
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...
Policia shqiptoi afro 800 gjoba brenda një jave në rajonin e...