Google ADS

AAK e mposhtë LVV-në në Rahovec edhe me votat e diasporës

20:09 | 24 Tetor 2021
F.T

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi ka arritur të marrë 91 vota nga diaspora.

Pas tij, më së shumti ka marrë kandidati i LVV-së, Visar Korenica, gjithsej 76 vota.

Kandidati i LDK-së, Burim Krasniqi ka marrë 48 vota, ndërsa kandidati i PDK-së, Bejtullah Deliu ka marrë 10 vota.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Smajl Latifi i AAK-së ka arritur të sigurojë 47,23 për qind apo 9 mijë e 925 vota.

Ndërsa, kandidati i LVV-së, Visar Korenica ka marrë 24,78 për qind apo 5 mijë e 206 vota. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme