“Siç dihet, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i mbështetur edhe nga Grupi Parlamentar e ka dërguar një rezolutë në Kuvend në seancën kur është zhvilluar debati për ushtrinë ku është theksuar nevoja e bërjes së ushtrisë përmes ligjit. Kështu, Aleanca e përkrah fuqishëm iniciativën e Thaçit për formimin e ushtrisë përmes kësaj rruge, pasi dihet se Lista Serbe është pengesë për bërjen e ushtrisë me ndryshime kushtetuese”, është shprehur Lekaj.
Deputeti i AAK-së gjithashtu ka folur për çështjen e demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave. Lekaj ka thënë se përgjegjësia për mosliberalizimin e vizave është e Qeverisë dhe se AAK nuk ndryshon qëndrim për Marrëveshjen për Demarkacionin.
“Për këtë çështje përgjegjësi i bie Qeverisë pasi ajo i ka dy të tretat e votave. Ne e kemi qëndrimin tonë për këtë marrëveshje dhe nuk lëvizim. Ky version i demarkacionit duhet të rrëzohet me votën e deputetëve dhe pastaj të fillohet rinegocimi”, ka përfunduar Lekaj.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...