Google ADS

AAK e mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës

10:44 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Palamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se AAK e mbështet fuqishëm formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Sot nuk ka ditë që të krenohemi, nuk ka gjera që shkojnë në të mirë të qytetareve pos kësaj që u tha në kryesi për procedimim e Projektligjit. Ne si Alenacë jemi për ushtri të Kosovës dhe për ne ështe me rendesi përmbajta e kësaj. Ne do ta përkrahim fuqishëm se pamarrëparasysh kush e procedon”, tha Lekaj.

Lekaj tha se do të inicojnë një rezolutë në Kuvend për ndalimin e bisedimeve me Serbine deri të lirohet Ramush Haradinaj./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme