Dorëheqjet nga struktuarat udhëheqëse të Lëvizjes Vetëvendosje s’ka kush që i ndalë.
Ani pse brenda pak ditësh pritet të zgjidhet kryesia e re e kësaj partie, për shumë anëtarë një proces i tillë del të jetë i papërballueshëm, dhe si zgjidhje rezulton ‘dorëheqja’.
Janë partitë tjera në vend, ato që padyshim mund të jenë mundësi e re e aderimit për të gjithë të larguarit nga partia e Albin Kurtit, i cili shumë shpejt pritet të marrë timonin e të parit.
Blerim Kuqi nga AAK, thotë se përplasjet mes anëtarëve të LVV-së janë çështje e brendshme dhe si do të rrjedhin gjërat më tutje varet pikërisht nga ta.
“Këto janë çështje të brendshme të Vetëvendosjes, dhe si do të shkojë më tutje varet prej tyre por tash për tash janë vetëm çështje e brendshme e VV-së, nuk kam ndonjë koment shtes rreth atyre që kanë ndodhë në këtë parti.”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.
I pyetur nëse AAK, do t’iu hapë dyert për aderim të larguarve nga VV, ai ka thënë se varet se për cilët individë bëhet fjalë.
“Varet prej individëve, sepse nuk e di se cfarë do të bëhet më tutje çfarë do të jenë kërkesat e tyre. Megjithatë ne jemi të hapur së paku për një pjesë të tyre, me disa kemi pas edhe komunikime edhe të mëhershme dhe me disa prej tyre jemi njoftë në periudha veç të mëhershme. Me këto procese kemi kalu disa periudha edhe bashkë, të shohim është një proces që në ditët e ardhshme, ose muajt e ardhshëm do të shihet.”, ka theksuar ai.
Vlen të përmendim faktin se me gjithë kritikat e shumta Kurti zgjodhi të rikandidojë për një mandat të ri, si i pari VV-së pa asnjë kundërkandidat./Indeksonline/
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’