Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të këmbëngulë se marrëveshja aktuale për demarkimin e kufirit me Malin e Zi është e dëmshme për vendin, shkruan arbresh.info.
Kjo ka bërë qëky subjekt politik pavarësisht që është në koalicion qeverisës me PDK-në e Nismëntë mos ndërrojë qëndrimin e saj për marrëveshjen aktuale, pavarësisht që thirrjet e ndërkombëtarëve për ratifikim të demarkacionit kohëve të fundit janë shtuar.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Teuta Haxhiu, ka thënë për arbresh.info se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë deri sa marrëveshja e demarkacionit është e njëjtë.
“Qëndrimi jonë nuk ka ndryshuar, çdo herë jemi për tëpërfunduar çështja e demarkimit me Malin e Zi, por jo në versionin siç ka qenë pra versioni i cili është i gabuar dhe ky është mendimi jonë, ka qenë, mbetet i njëjti qëndrim dhe për hapat se çfarë bën kryesia ne jemi deputetë dhe presim çka do që të ndodhë, pra me një fjalëështë mirë që tëpërfundojë por që ka ndryshu mendimi jonë në asnjë mënyrë, prandaj ne e kemi qëndrimin e njëjtë ashtu si e kemi pas më herët sepse jemi shumë të bindur që ai version është në dëm të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj, veprimet e tyre në parlament për të kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit nuk kanë qenë ad hoc, porse siç thotë Haxhiu veprimet janë bërë për ta mbrojtur sovranitetin e vendit.
“Prej fillimit kemi qenë me mendime të njëjta, pra grupi jonë parlamentar ka qenë ai që ka tregu se ky version është i gabuar dhe ky është qëndrimi jonë që ka qenë prej fillimit dhe asnjëherë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë sepse jemi plotësisht të bindur për veprimet tona të cilat kanë ndodhë e të cilat nuk kanë qenë ad hoc por kanë qenë për ta mbrojtur sovranitetin e vendit, konkretisht për të përfunduar demarkimi por jo në mënyrën siç ka pretenduar qeveria e kaluar”, ka thënë ajo.
Të njëjtin qëndrim e ka edhe grupi parlamentar i Nismës për Kosovën. Por, ndryshe nga grupi parlamentar mendon deputeti i kësaj partie Milaim Zeka.
Ai thotë për arbresh.info se kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në mënyrë që qytetarët e vendit të mos mbesin të izoluar.
“Unë si deputet kam qenë dhe jam me u ratifiku marrëveshja për demarkacionin edhe e konsideroj që gabimi më i madh i parlamentit të kaluar ka qenë që nuk është ratifikuar kjo marrëveshje. Të gjithë ata deputetë të cilët janë kundër kësaj marrëveshje janë vetëm për ta izoluar Kosovën”, ka thënë ai.
Ditë më parë shefja e Zyrës së BE-së, në Kosovë Natalia Apostolova edhe njëherë ka ripërsëritur që deputetët e Kuvendit duhet urgjentisht ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit.
“Kosova duhet urgjentisht ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kosova nuk duhet të mbetet peng i individëve sepse kjo marrëveshje është çështje me interes kombëtar për vendin”, ka thënë ajo.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda në një intervistë në televizionin Tribuna Channel ka thënë se Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e Re, janë duke tentuar që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...