Google ADS

AAK dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, Tahiri: Situata në veri

11:11 | 29 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se kanë bërë kërkesë në Kryesin e Kuvendit për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me situatën në veri.

Ai ka thënë se situata në veri është shumë serioze.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, tha se mbajtjen e kësaj seance mbetet të vendosët një datë nga kryesia, ndërsa tha që seanca e rregullt do të mbahet të hënën, raporton arbresh.info.

“U vendos që të kemi një seancë të hënën. Në Kryesi të Kuvendit paraqita kërkesën tonë për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshëm për zhvillimet në veri dhe mbet që të caktojmë kohen kur. Gjendja në veri është shumë”, tha Tahiri.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk ka ende dakoordim për seancën e jashtëzakonshme, ndërsa tha se kanë kërkuar që sa më shpejtë të zgjedhën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme