Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri thotë se kjo parti do votojë r kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili do mundësonte lejimin e martesave të së njëjtës gjini në Kosovë.
Tahiri përmes një postimi në Facebook shkruan se si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kanë marr nga elektorati i tyre, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm, shkruan arbresh.info.
“Grupi parlamentar i AAK-së do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas së cilës do të lejoheshin martesat brenda së të njëjtës gjini. Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, shkruan Tahiri në Facebook.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...