Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje për koalicion në Komunën e Istogut. Indeksonline mëson se para pak minutash zyrtarët e dy partive janë pajtuar për bashkëqeverisje në këtë komunë.
Gani Dreshaj është takuar me dy zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes në Istog, Florim Dreshaj dhe Mehmet Qeman me të cilët ka finalizuar marrëveshjen.
Nesër në orët e paradites pritet që kjo marrëveshje të nënshkruhet dhe të jetë publike.
Gani Dreshaj ka thënë për Indeksonline se marrëveshja është për shpresën dhe punën në Istog.
“Nga fitorja jonë do të përfitojë secili banor i Istogut. Është një marrëveshje e shpresës dhe e punës. Do të jemi shembull i punës në çdo sferë” ka thënë Dreshaj.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...