Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se programi i ri për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit të vitit 2025, “Për një Kosovë ndryshe”.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se ky program është rezultat i një pune dyvjeçare.
“Rezultat i mbi 20 tryezave tematike-sektoriale, dhjetëra takimeve e konsultimeve të organizuara nga Aleanca e partnerët e ku kanë marrë pjesë qindra ekspertë të profileve e fushave të ndryshme, të ekonomisë e financave, arsimit e shëndetësisë, çështjeve sociale e kategorive të lirisë, sigurisë, politikës së jashtme e diplomacisë, energjisë, kulturës, ambientit, rinisë”, ka thënë Haradinaj, njofton klankosova.tv.
I pari i AAK-së tha se programi i tyre bazohet në katër shtylla kryesore: “Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO, zhvillimi i hovshëm Ekonomik, përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE, si dhe Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”.
“Për një Kosovë, për të cilën është punuar ndër breza dhe janë burgosur dhe e kanë dhënë jetën mijëra luftëtarë e patriotë. Dhe vizoni ynë i shprehur në këtë Program për ta patur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar”, ka pohuar Haradinaj.
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...