Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka reaguar dhe ka hedhur një varg akuzash ndaj kryetarit të kësaj komune, Gazmen dMuhaxheri, shkruan arbresh.info.
Kjo për shkak që kjo degë konsideron se reshjet dhe ngricat ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah edhe një tjetër dështim të radhës së ndërtimeve për vota.
Reagimi i plotë i Degës së AAK-së:
“Dështimet e ndërtimeve të fushatës së klanit Muhaxheri
Rreshjet dhe ngricat këto ditë kanë nxjerrë në pah edhe një tjetër dështim të rradhës së ndërtimeve për vota, të klanit të kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri.
Sheshi i improvizuar ‘Jusuf Gërvalla’ që ndodhet pranë Teatrit profesionist ‘Istref Begolli’, tashmë është bllokuar me shiritët e rrezikut, si pasojë e mos përshtatshmërisë dhe mosplanifikimit të materialit rrezitent ndaj rreshjeve dhe ngricave. Bllokimi nga ana e komunës ka ardhur pas lëndimit të disa qytetarëve në lëvizje.
AAK-Dega në Pejë, kujton se ky shesh ishte improvizuar së ‘ndërtuari’ në kohën e fushatës lokale zgjedhore në Pejë, vetëm sa për interesa të klanit të ngushtë Muhaxheri, në mënyrë që ti sillte një grusht votash në favor të këtij të fundit, për çka ne subjekt politik, kishim reaguar disa herë edhe gjatë kohës e punimeve”, thuhet në reagim./arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’