Brenda koalicionit PAN ka qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.
Kryetari i PDK’së e bëri të qartë se vota e tyre do të jetë pro që ratifikimi të bëhet sipas versionit të Murat Mehës.
Por nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi thotë se qëndrimet nuk janë lëkundur.
U shpreh i bindur se Kuvendi do ta rrëzojë demarkacionin e nënshkruar në gushtin e vitit 2015.
“Prandaj ky variant i cili ka qenë i Komisionit të kaluar nuk kalon sepse nuk ka kaluar as atëherë kur partnerët e koalicionit kanë pasë mbi 80 vota. Nuk ka asnjë shanse që të kalojë ky variant’, tha Isufi për televizionin Dukagjini.
Ai mendon se kjo nuk ka të bëjë me vazhdueshmërinë e koalicionit që kanë me PDK’në.
“Deputetët duhet të bazohen në vullnetin e tyre duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Nuk ka të bëjë kjo me koalicionin qeverisës. Ka të bëjë me mbrojtjen e interesit të territorit të Kosovës’, tha Isufi.
Të njëjtin qëndrim për demarkacionin e ka edhe Nisma për Kosovën./TV Dukagjini/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë