Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dalë në mbrojtje deputetit të saj, Daut Haradinaj, deklaratë e cila ka nxitur reagimin edhe të faktorit ndërkombëtar në vend, por edhe të atij vendor.
Sipas AAK-së, deklarata e deputetit Haradinaj është nxjerrë nga konteksti dhe nuk ka qenë thirrje për spastrim etnik, “siç e kanë paraqitur disa media”, por ngritje e alarmit për provokimet e Serbisë ndaj Kosovës, edhe përmes rastit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilat do të mund të kishin pasoja të rënda për të gjithë!
“Edhe nëse në deklaratën e deputetit Haradinaj ka pasur tone emocionale, ato duhet parë si të tilla”, thotë AAK
“Për të gjithë ata që nuk e dinë, ju kujtojmë së Ramush Haradinaj e ka mbrojtur popullatën civile e fëmijët në Kosovë. Ramush Haradinaj i ka mbrojtur kishat serbe në Kosovë. E ka mbrojtur popullatën serbe dhe në kohë paqe, ka krijuar programe për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. I pari ka dal hapur kundër ekstremizmit fetar. Dhe pikërisht tani, disa njerëz e disa qarqe, brenda dhe jashtë Kosovës, po duan që duke e izoluar Ramush Haradinajn ta provokojnë një situate tjetër të rrezikshme në Kosovë”, thotë më tej AAK.
Kjo parti thotë se bashkë me deputetët e saj, pa përjashtim, “janë të përcaktuar për shtet ligjor e të drejtë, ku të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të kenë të drejta të barabarta”.
“Por në asnjë rrethanë dhe asnjëherë, nuk do të pajtohemi me provokimet që po na i bënë Serbia, edhe përmes rastit të Ramush Haradinajt. Sot është koha e fundit që t’u thuhet stop këtyre provokimeve, për çka ne llogarisim seriozisht edhe në ndihmën e partnerëve tanë”, deklaron AAK.
“Boshti i problemit nuk janë deklaratat e politikanëve në Kosovë, por veprimet konkrete të Serbisë, brenda dhe jashtë territorit të Kosovës”, përfundon ky subjekt politik.
Kujtojmë se deputeti Haradinaj, ditë më parë kishte deklaruar se nëse Serbia e do Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare.
“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, kishte thënë Haradinaj në një emision televiziv në RTV Dukagjini.
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...