Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë përmes një reagimi publik ka thënë se në Pejë asnjë rrugë nuk është larë dhe asnjë hyrje banesore nuk është dezinfektuar .
AAK pohon se që nga shpallja e pandemisë COVID-19, Komuna e Pejës nuk ka arritur të qëndrojë pranë asnjë komuniteti në lagjet e Pejës e as nëpër fshatra.
“Që nga shpallja e Pandemisë COVID-19 Komuna e Pejës nuk ka kryer pastrimin e as dezinfektimit e asnjë hyrjeje banesore kolektive, qofshin ato me status shoqëror apo privat. Aty jetojnë qytetarët tonë, mos harroni”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Qytetarë të nderuar të komunës së Pejës,
Media dhe Shoqëri civile,
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, shprehë shqetësimin e thellë dhe kurrë më serioz ndaj mosvperimit të institucioneve komunale të Pejës në zbatim të masave themelore – bazike prevenuese ndaj COVID- 19 apo virusit Corona.
Nuk është kohë e lojërave politke, është kohë e thirrjeve për bashkim forcash, por, me keqardhje konstatojmë, siç edhe vet jeni dëshmitarë, se;
-Që nga shpallja e Pandemisë COVID-19 në Kosovë, (11 Mars 2020) e edhe më herët, dhe deri më sot, kur kanë kaluar më tepër se një muaj, Komuna e Pejës nuk ka bërë larjen/pastrimin e asnjë rruge të vetme, qoftë edhe me ujë të thjeshtë. Me këtë akt, Peja duket të jetë e vetmja që nuk e zbaton një ndërmarrësi të tillë, derisa komunat
tjera pastrimin e rrugëve të qyteteve e bëjnë në baza ditore e edhe me shampon dhe mjete tjera dezinfektuese.
-Që nga shpallja e Pandemisë COVID-19, Komuna e Pejës nuk ka kryer pastrimin e as dezinfektimit e asnjë hyrjeje banesore kolektive, qofshin ato me status shoqëror apo privat. Aty jetojnë qytetarët tonë, mos harroni.
-Që nga shpallja e Pandemisë COVID-19, Komuna e Pejës nuk ka arritur të qëndrojë pranë asnjë komuniteti në lagjet e Pejës e as nëpër fshatra. Kjo sepse të gjithë kryetarët e bashkësive lokale, në shumicë janë militantë të partisë në pushtet.
Asnjë qytetari të Pejës, askush nga kryetarët lokal nuk i ka trokitur në derë ose nuk e ka kontaktuar për ti ofruar këshilla dhe direksione të veprimeve prevenuese e aq më pak t’i dalë në mbështetje. Asnjë kryetar i Bashkësive lokale nuk posedon listë të përpunuar, të publikuar, për të parë mundësitë e asistencës së kryefamiljarëve, të paktën mbi mundësinë ose pamundësinë e tyre të lëvizjes për furnizim me gjëra elementare dhe
për t’iu dalur në ndihmë me furnizime. Shumica kryefamiljarë, mund të jenë në moshë të shtyer.
AAK – dega në Pejë, i bënë thirrje urgjente kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend
Muhaxherit, që të veproj sot, sepse nesër mund të jetë shumë vonë.
z.Muhaxheri, nuk kemi as kohë e as jetë për të humbur.
AAK- dega në Pejë u bënë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë
rekomandimet e nxjerra nga institucionet shëndetësore.
AAK- dega në Pejë edhe njëherë fton qytetarët që duke qëndruar në shtëpi të ruajnë
jetët e tyre, të familjes, të mjekut, të policit, të shërbimit emergjent, të zjarrfikësit dhe
të gjithë atyre që janë në vijën e parë në betejë më COVID- 19.
Me respekt;
AAK – Dega në Pejës
Mr.ph.spec. Skender Radoniqi – N/Kryetar i parë /
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...