Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka thënë në emisionin DPt te Fidani në T7 se nuk është takuar me me presidentin Hashim Thaçi në kohën sa kishte qëndruar në Shqipëri.
Pacolli kishte ateruar në Tiranë, pasi që sic thotë ai ishte i shqetësuar se shteti mund të kryente një akt terrorist po të ndalej në Prishtinë së pari.
Po në të njëjtën ditë, presidenti Hashim Thaci kishte udhëtuar në Tiranë duke krijuar kështu disa përplasje politike në vend dhe spekulime se ai mund të kishte marrë Pacollin që të kthehej me të në Prishtinë.
Por Pacolli mohon kategorikisht se është takuar me Thacin në Tiranë.
“As nuk e kam ditur se Thaci ka qenë në Shqipëri në atë kohë. Jo, nuk jam takuar me të”, thotë Pacolli.
Tutje Pacolli ka thënë se ekipi i tij i avokatëve po përgatit hapat e mëtutjeshëm që do të marrë ndaj ushtruesit të detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Ai po ashtu ka thënë se nuk do të ishte i sigurt nëse do të votonte një qeveri të re të drejtuar nga Avdullah Hoti.
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...