Google ADS

A u shkel Kushtetuta me masat e reja të MSH’së, flasin juristët

20:22 | 14 Prill 2020
L G

E marta është dita e fundit kur kaq shumë njerëz do të shihen së bashku. Kjo pasi që nga e mërkura, të gjithë qytetarët do të kenë të drejtë lëvizjeje vetëm për 1 orë e gjysmë gjatë ditës.

Këtë vendim e mori një natë më herët, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Mirëpo i njëjti po cilësohet si antikushtetues nga ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Hasni thotë se ky vendim nuk ka përfillë aktgjykimin  të cilin  Gjykata Kushtetuese e dha para dy jave.

Se vendimi është në kundërshtim me kushtetutën e thotë edhe një jurist tjetër.

Zëri për ligjshmërin e këtij vendimi u ngrit edhe në Kuvendin e Kosovës.

Këtu ishte Fatmir Limaj, që kundërshtoi ashpër vendimin e një nate më parë.

Pos Limajt, këtë vendim e kanë kundërshtuar edhe partitë tjera opozitare.

Edhe partitë tjera Pos tyre, edhe opozita po e kundërshton vendimin e ministries së shëndetësisë.

Me këtë cështje ka gjasë që të merret edhe Prokuroria e Shtetit.

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi gjatë ka thënë se do të shqyrtojë këtë rast për të parë se a është konsumuar vepër penale nga akterët e këtij vendimi.

Por, avokati Kushtrim Palushi thotë se ndonëse mund të cilësohet si antikushtetues, nuk mund të cilësohet si vepër penale një vendim i tillë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kufizoi lirinë e lëvizjes edhe pa disa javësh, por ky vendim u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme