Google ADS

A u betuan vërtet gjyqtarët dhe prokurorët serbë para Presidentit Thaçi?

22:59 | 24 Tetor 2017
M. A.

E tha presidenca në një njoftim, ndërsa e pohoi edhe një gjyqtar para gazetarëve – por, mediat nuk u lejuan që të ndjekin nga afër nëse vërtet para Hashim Thaçit u betuan serbët që do të jenë pjesë e gjykatave dhe prokurorisë në vendbanimet ku ata janë shumicë.

Megjithatë, ata u pajisën me të gjitha dokumentat për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Nën përcjelljen e Policisë, erdhën nga Mitrovica e Veriut në Prishtinë. Gjyqtarët dhe prokurorët serbë u paraqitën para presidentit Hashim Thaçi për të dhënë betimin – e më pas të bëhet dekretimi i tyre.

Por, e gjithë kjo ceremoni, ku të ftuar ishin edhe ambasadorë të huaj, u zhvillua pa praninë e mediave.

E tëra që u transmetua jashtë sallës nga kjo ceremoni janë disa fotografi. Në to nuk shihet asnjë nga prokurorët e gjyqtarët serbë tek zhvillojnë procedurën e zakonshme për dhënien e betimit.

http://www.dailymotion.com/video/x660xu6

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme