Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, bën që të rriten çmimet e shumë produkteve.
Mirëpo, deri tash për dallim nga produktet e tjera, çmimi i naftës vazhdon të jetë më i liri në rajon.
Kështu thotë për Arbresh.info kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
“Çmimet që dy muaj kanë qenë stabile, kohëve të fundit kemi lëvizje në tregjet ndërkombëtare berz dhe organizatën prodhuese OPEK. Me çmime jemi ndër më të lirët”, thotë Berjani.
Megjithatë, ai nuk garanton që nuk do ketë lëvizje të çmimit ditëve në vijim.
“Qe tre muaj ka qenë një stabilitet i tregut nuk ka pas lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare. Por në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku se çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim”, shprehet Berjani.
Çmimet aktuale në tregun e Kosovës sot sillen përafërsisht Dizesel 1.28 cent deri në 1.38 cent Benz 1.31 deri 1.38 cent.
Gërxhaliu: Mërgimtarët habiten me çmimet e disa produkteve në Kosovë, që janë më të shtrenjta se në vendet evropiane
Ndërsa, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë se çmimet në vend rriten, pasi Kosova vitet e fundit është shndërruar në një shtet të varur nga importi.
“Në qoftë se më tepër se 90 për qind të produkteve i importon, atëherë definitivisht po kemi dhe tregti spekutive ku do të thotë shumë më tepër vlen ligji i diktuar nga tregtarët sesa barazia apo oferta kërkesa”, thotë Gerxhaliu.
Ai për Arbresh.info pohon se diaspora habitet me çmimet e produkteve në Kosovë, kur shohin se disa produkte janë më të shtrenjta këtu se sa në perëndim.
Sipas tij është koha që të kemi kontroll më të madhe të inspektoratit të tregut është koha kur duhet të jemi më të orientuar më tepër në rritjen e eksportit që Kosova të mos jetë e varur nga importi.
Gërxhaliu thekson se në diaspora nuk e meriton të pritet në këtë mënyrë, pasi kontributi i mërgimtarëve për Kosovën është i madh.
“Tek atëherë mund të ketë një barazi në treg, e cila diktohet nga ligji i ofertës dhe kërkesës dhe jo nga tregtia sepkutive e që me vite të tëra është menaxhuar dhe diktuar nga tregtarët. Prandaj, në këtë kohë të inflacionit, në kohë të një ikje nga Kosova kur po ballafaqohemi me këto kriza, besoj se konsumatori kosovar e meriton një tretman më të veçantë. Në veçanti nuk duhet në këtë mënyrë të pritet diaspora e jonë, e cila kontribuon në forma të shumta për ta ndihmuar Kosovën dhe kur të vijnë në Kosovë të ballafaqohen me çmime të larta që të shfrytëzohet ai momentum kohor një mujor dy mujor dhe pastaj të jenë të dëmtuar”, thekson ai.
Gërxhaliu shton se padrejtësitë mund të evitohen vetëm duke pasur një aktivizim të Inspektoratit të Tregut, me kampanja vetëdijësusese dhe një dialog të mirëfilltë, dhe të bëhet më shumë rreth sektorit privat që të mbështetet prodhimi në mënyrë që diaspora të krenohet me produktet “Made in Kosova”.
Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, mendon se çmimet ngriten edhe për arsye se qytetari konsumator taksapagues është joaktiv.
Kaçaniku thotë se për 25 vjet liri e pavarësi asnjë legjislaturë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nuk e ka përmbushur obligimin mandator për ta konstruktuar, për ta bërë tregun vendor.
“Meqë nuk kemi Strategji të Zhvillimit Ekonomik nuk mund të kemi as treg as rregullator, pa Strategji nuk mund të kemi as zbatueshmëri ligjesh. Në Republikën e Kosovës zbatueshmëria e ligjeve akoma është në nivel mjerisht të ulët. Këtë fat “të ligë” e ka edhe Ligji dhe Programi për mbrojtjen e konsumatorit, dhe kjo e vërtetë nuk i pengon askujt, askush nuk brengoset. Mungon vetëdijesimi i qytetarit konsumator taksapagues – për të qenë partner i shtetit. Kjo bëhet me qëllim”, thotë ai për Arbresh.info.
Sipas tij, pa qytetarin konsumator taksapagues të vetëdijesuar e partner të shtetit – nuk mund të bëhet asgjë.
Pse u ngritën çmimet?
Në gusht të vitit 2021, çmimet e konsumit në vendin tonë u rritën për 4.7%. Por kjo rritje nuk ishte vetëm në Kosovë. Në muajin gusht 2021, inflacion vjetor shënuan edhe vendet e rajonit, ku Shqipëria pati ngritje të çmimeve me 2.4%, Mali i Zi me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 3.6%, derisa Serbia shënoi inflacionin më të lartë në rajon për këtë periudhë me 4.3%.
Çka thotë programi i Qeverisë Kurti për Diasporën?
Përfshirja e mërgatës dhe diasporës në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Kosovës është një prej prioriteteve të rëndësishme të Qeverisë. Rëndësi të posaçme do t’i kushtohet rrjetëzimit të profesionistëve në mërgatë, ndërtimit të mekanizmave për transferimin e njohurive, ekspertizës, burimeve dhe krijimin e mekanizmave për përfshirje aktive në politikat zhvillimore.
Qeveria do të angazhohet në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të pjesëtarëve të diasporës duke fuqizuar zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë dhe në lehtësimin e shërbimeve konsullore në misionet diplomatike, si edhe krijimin e mundësive për votim nëpër misione diplomatike. Ligji për diasporën do të ndryshohet për të reflektuar ndryshimet institucionale.
Qeveria gjithashtu do të angazhohet në përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional brenda dhe jashtë vendit duke angazhuar mërgatën në diplomaci kulturore, ekonomike digjitale në mënyrë që të punojmë në promovimin e Kosovës.
Në këtë drejtim, do të ndërtojmë një strategji partneriteti 54 ku vlerësojmë mërgatën si një faktor që do të ushtrojë ndikimin e saj në vendlindje dhe anasjelltas përmes përfshirjes dhe angazhimit të mërgatës në përpilimin e politikave zhvillimore dhe strategjike, angazhim direkt në sektorë të rëndësishëm në implementimin e politikave, prioritet në investime dhe bashkinvestime me biznese vendore. Në mënyrë që të koordinojë përpjekjet me diasporën, sektorin privat dhe partnerët e sektorit të tretë, qeveria do të ndërtojë një dialog të dyanshëm që të përfshijë zërat e të gjithë palëve të interesuara, e i cili duhet shtrirë në të gjitha sferat./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor