Ani pse mandati i përfundon me 29 mars të këtij vit, Guvernatori aktual i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, mund të vazhdojë të drejtojë këtë institucion.
Krejt kjo pasi procesi për përzgjedhjen e guvernatorit të ri të BQK rrezikon të kthehet në pikën zero, raporton Arbresh.info.
Mehmeti ka konkurruar përsëri për këtë pozitë, por nuk ka arritur që të jetë pjesë e listës së të përzgjedhurve.
Për vlerësimin ndaj guvernatorit Mehmeti, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka kërkuar sqarime shtesë.
Ky komision ka konsideruar se për shkak të parregullsive që vlerësohet se janë identifikuar deri më tani, përfshirë këtu edhe vlerësimet e ndryshme që u janë bërë kandidatëve nga komisioni i caktuar nga BQK-ja dhe ai nga Ambasada britanike në Prishtinë.
Anëtarët e këtij komisioni kanë thënë se ka pasur vonesa në lidhje me marrjen e informacioneve për këtë proces.
Megjithatë, sot në mbledhjen e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do diskutohet rreth situatës në Trustin Pensional. Ku do të jenë prezent edhe guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli.
Sot do të kuptohet se çfarë do të ndodh me këtë proces.
Ndryshe, Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu, Shkendije Himaj, janë zgjedhur në listën e ngushtë të kandidatëve për të marrë drejtimin e Bankës Qendrore të Kosovës që të dërgohen në Kuvendin e Kosovës.
Kështu njoftoi BQK-ja me anë të një komunikate për shtyp lidhur me konkursin për pozitën e Guvernatorit/es në këtë institucion./Arbresh.info/
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...