Paralajmërimi i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit se Kosova është një ndër vendet me rrezikshmëri të lartë të terrorizmit, shihet me këndvështrime të ndryshme nga njohësit e çështjeve të sigurisë në vend.
Një vlerësim të tillë, dikush e cilëson si jo të duhur pasi nuk ka rrezik për sulme, për sa kohë që dikush tjetër, thotë se renditja për Kosovën si vend i rrezikuar nga terrorizmi është rrjedhë e dimensioneve të sigurisë dhe brishtësisë së shtetit të Kosovës.
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami është në grupin e të parëve.
Ai ka deklaruar për AktivPress se një rrezik i tillë qëndron vetëm nëse një raport i tillë i është drejtuar qytetarëve amerikanë, pasi siç thotë ai Kosova nuk është dhe nuk do të jetë edhe për një kohë target i sulmeve terroriste.
“Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, ku Kosova radhitet në shkallën e dytë të rrezikshmërisë sa i përket terrorizmit krahas vendeve të siç është Turqia dhe vendet e tjera, mendoj por edhe besoj që nuk është vlerësim i duhur në këto rrethana çfare është Kosova”, ka thënë Islami.
Nëse DASH, siç thotë ai, i ka bërë vlerësimet për qytetarët e vet, atëherë edhe mund të jetë ashtu, por assesi nuk qëndron që populli i Kosovës dhe institucionet e Kosovës janë apo do të jenë objekt i sulmeve terroriste.
Këtë bindje Islami e argumenton me faktin se Kosova nuk është vend i vendimmarrjes dhe nuk është ajo e cila i bën politikat globale.
“Si e tillë, Kosova nuk ka peshë në gjeopolitikë”, ka thënë Islami.
Ai ndër të tjera ka shtuar se në rast të ndonjë rreziku, qytetarët janë të mbrojtur nga institucionet relevante të sigurisë.
“Gjendja e sigurisë së përgjithshme është stabile dhe se për një kohë të gjatë po e ritheksoj se Kosova nuk rrezikohet nga sulme terroriste. Vendi ynë nuk është target i terroristëve”, ka deklaruar bindshëm Islami.
Ky njohës i çështjeve të sigurisë beson se renditja e Kosovës si shtet me rrezikshmëri të lartë të terrorizmit nga Departamenti i Shtetit Amerikan mund të ketë ardhur pas numrit të kosovarëve që janë pjesë e luftërave në Siri.
“Ky vlerësim nga DASH-i ka mundur të vjen për shkak se Kosova ka pjesëmarrës në numër të madh në luftërat e ISIS-it, por që po e ritheksoj se duhet të kenë kujdes objektet siç janë ambasadat, atashetë e të tjera, ndërsa qytetarët e Kosovës nuk kanë pse të shqetësohen për sulme terroriste”, ka përfunduar Islami.
Ndërsa në anën tjetër, Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë ka deklaruar për AktivPress se vendosja e Kosovës në këtë nivel rreziku është vazhdim i dimensionit të sigurisë.
Vendosja në nivel të “rrezikut të lartë” shtetin e Kosovës është një rrjedhë e vazhdueshme e dimensionit të sigurisë.”, ka deklaruar Ramadani.
Sipas tij, ky vlerësim nga Departamenti Amerikan i Shtetit mund të ketë bazë nëse merren parasysh zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
“Kryesisht bazuar në brishtësinë e shtetit të Kosovës, rrjedhave dhe zhvillimeve rajonale, sikurse edhe informacionet që shtetet kanë, atëherë edhe mund të ketë bazë sigurie ky klasifikim”, ka thënë ndër të tjerash Ramadani.
Departamenti Amerikan i Shtetit sot ka lëshuar një paralajmërim për udhëtim në mbarë Evropën për shkak të kërcënimit me sulme terroriste në kontinent.
Sipas këtij paralajmërimi destinacionet e listuara me “rrezik ekstrem” për t’u vizituar ishin Rusia, Turqia (afër kufirit sitian) dhe Ukraina, ndërsa Kosova dhe pjesë tjera të Turqisë janë etiketuar si vende me “rrezik të lartë”.
Vetëm brenda vitit të fundit, ky është paralajmërimi i katërt i SHBA-së për Evropë.
Franca, e cila ka përjetuar disa sulme terroriste viteve të fundit është listuar si vend me “pak rrezik”, së bashku me vende tjera si Gjermania, Suedia e Britania e Madhe.
Paralajmërimi i DASH-it për rrezik gjatë udhëtimit përfundon më 1 shtator, nëse nuk zgjatet një vlerësim itillë
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...