Të dielën u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë. Gara më interesante u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku u ballafaquan Lidhja Demokratike e Kosovës, me kandidat Arban Abrashin, dhe Lëvizja Vetëvendosje, me kandidat Shpend Ahmetin.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka fituar 41.401 vota, kurse Arban Abrashi i LDK-së ka marrë gjithsej, 41.164. Diferenca në mes tyre është vetëm për 237 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka kërkuar rinumërim të votave në Prishtinë, për shkak të disa gabimeve në kutitë e votimeve.
Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje ka qëndrime të kundërta me LDK sa i përket kërkesës për rinumërim të votave në kryeqytet. Përderisa në subjektin e Arban Abrashit po kërkojnë që të bëhet rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në Prishtinë, në Vetëvendosje kërkojnë që sa më shpejt të bëhet numërimi i votave me kusht.
Në Prishtinë janë diku rreth 1800 vota me kusht që pritet të numërohen deri kah fundi i javës, dhe do të jenë këto vota ato që do të vendosin se kush do të ulet në karrigen e kryetarit të Komunës.
Vetëvendosje e bindur në fitoren e Ahmetit
Në Lëvizjen Vetëvendosje shprehen të bindur se Shpend Ahmeti do të jetë fitues edhe pas numërimit të këtyre votave.
Por, përfaqësuesit e këtij subjekti politik nuk kanë dhënë një përgjigje konkrete, kur janë pyetur se a do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë, nëse përmbyset rezultati i zgjedhjeve dhe fitues del kandidati i LDK-së, Arban Abrashi.
“Mendoj që kjo është një situatë komplet e thjeshtë. Hajde t’i numërojmë votat me kushte dhe të përmbyllim procesin dhe del rezultati final. Pra këta po e kërkojmë ne. Ne po e kërkojmë rezultatin final dhe po themi sa më shpejtë aq më mirë, sa më shpejt i bien më pak hapësirë për ata që mendojnë të bëjnë ndonjë gjë në këtë proces të mirë zgjedhor. Rezultati edhe në Prishtinë, edhe në Prizren dhe në Kamenicë do të mbesin të njëjta”, është përgjigjur Dardan Sejdiu për gazetën “Bota sot”, në një konferencë për media të VV-së.
Haziri: Vetëvendosje duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve
Kurse, analisti Nexhat Haziri, thekson se Lëvizja Vetëvendosje duhet të pranojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për komunën e Prishtinës edhe nëse numërimi i votave përmbys rezultatin në favor të kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi.
“Çfarëdo rezultati që prodhon numërimi i votave me kusht, LV-ja, por edhe LDK-ja, duhet ta pranojnë rezultatin, pasi është vullnet i qytetarëve të Prishtinës. Mbase, ky është edhe një nga parimet baze të demokracisë”, është shprehur Haziri për “Bota sot.
Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve ka shkuar mirë dhe si i tillë këtij procesi nuk duhet t’i jepet imazh të keq.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...