Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se nuk e din nëse do të ketë ndryshime në lëvizjen e çmimeve.
Berjani për Arbresh.info pohon se nuk mundet të paragjykojnë pasi, çmimi i naftës po ndryshon me të madhe në tregjet ndërkombëtare.
“Sa i përket çmimeve se a do kemi lëvizje në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku shkaku se po ka lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare”, thotë Berjani.
Momentalisht çmimet e derivateve në Kosovë, sillen 1.30 cent deri 1.39 cent,
Berjani thotë se këto çmime janë tash e dy javë.
Sipas tij, çmimi i duhur për një qytetar të Kosovës, do të ishte 1 euro.
Por që çmimin e përcakton dikush tjetër.
“Ne e dimë se çfarë gjendje ekonomike kemi, Çmimi real për qytetarin tonë kishte me qenë 1euro. Po ne çmimin nuk e përcaktojmë as Qeveria, po çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese Opec”, shprehet ai.
Ndër tjera, Berjani thekson se kosovarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në rajon, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut.
“Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut e cila e ka akcizën e naftës më të ulët se ne për 22 cent ndërsa benzina është si te ne”, thekson ai.
Çmimi aktual i derivateve në Kosovë është 1.36 dizeli dhe 1.37 benzina.
Në Shqipëri dizeli kushton vetëm 1.88 cent litri, kurse benzina 1.89, edhe në Serbi çmimet e derivateve janë më të ulëta dizeli 1.88 cent Benzina 1.82 cent.
Vitin e kaluar në muajin maj çmimi i derivateve në Kosovë ishte 1.23 dizeli dhe 1.31 benzina.
Kujtojmë se gjatë vitit që lamë pas çmimi i lartë i këtyre derivateve nuk u pa i arsyeshëm nga qytetarët.
Për të parandaluar rritjen e vazhdueshme të çmimit të këtyre derivateve, Qeveria e Kosovës, më 22 qershor 2022 pati miratuar një udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme. /Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...