Presidenti kroat, Zoran Milanoviq në një konferencë për media iu përgjigj pyetjes nëse Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.
Milanoviq tha se ka bindjen që qeveria aktuale serbe dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, duan të qëndrojnë në pushtet dhe nuk e kanë prioritet integrimin, raporton arbresh.info
“Përgjigja është hipotetike dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian, edhe kjo është hipotetike. Ka shumë në këtë moment. Kemi shumë pengesa që nuk janë adresuar dhe vlerësimi dhe bindja ime është që qeveria aktuale apo personi që e udhëheq qeverinë serbe, me sa duket nuk e ka prioritet integrimin evropian, por të mbetet në qeveri”, tha Milanoviq.
Ai theksoi se edhe Kroacia, tashmë si anëtare e BE-së, duhet t’i kryejë disa detyra në gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës.
Mbështetje të fuqishme ai ka garantuar për njohjen e Kosovës, duke shtuar se nuk i kupton vendet që nuk e bëjnë një gjë të tillë.
Madje ai thotë se edhe Serbia duhet që të pranojë Kosovën sa më shpejt.
Këto komente ai i bëri pas takimit me presidente Vjosa Osmani, nga e cila u prite edhe me ceremoni shtetërore. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Osmani: Kroacinë e konsiderojmë si aleat kyç, dy vendet tona kanë miqësi historike
Osmani: Kroacinë e konsiderojmë si aleat kyç, dy vendet tona kanë miqësi historike
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...