A po shkelen të drejtat e njeriut nga vendimet e Qeverisë së Kosovës?

13:48 | 17 Mars 2020
M. A.

Vendimet e përshpejtuara të Qeverisë së Kosovës për ta luftuar përhapjen e Koronavirusit ka bërë që ato të kenë shkelje të drejtave të njeriut. Por, sipas situatës së jashtëzakonshme që ndodhemi këto shkelje mund të arsyetohen.

Kështu thotë kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala i cili shton se qeveria e ka të pamundur në këso raste të mbaj në tërësi situatën në kontroll.

“Te drejtat e njeriut shkelen në situatat të zakonshme tash kemi një situatë të jashtëzakonshme dhe ka shkelje të të drejtave të njeriut. Por kjo në një far mënyre arsyetohet për faktin se në situata të jashtëzakonshme bëhen gabime dhe është e pamundur të mbahet situata në kontrolle”, thotë ai për arbresh.info.

Sipas tij, janë pak të tepërta masat e nxjerra nga Qeveria e Kosovës, sepse po shkaktojnë panik tek qytetarët,

“Nuk ka shkelje as që mund të ketë. Po bëhet përpjekje të mbahet situata nën kontroll, por po bëhet panik i tepërt”.

Në një intervistë për portalin arbresh ai tregon edhe për gjendjen dhe rezervat që ka Qeveria e Kosovës dhe çfarë ka ofruar ajo për të parandaluar përhapjen e Covid-19./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme