Pas raportimit të disa vdekjeve të dyshimta ditë më parë, QKUK ka ndaluar operacionet apo rastet të cilët mund të presin.
Mirëpo, ata nuk kanë ndaluar operacionet urgjente, apo rastet më të rënda. E dyshimet më të mëdha për këto vdekje janë bombolat e gazit që janë përdorur për kryerjen e operacioneve.
Për këtë, zyrtarë të QKUK-së kanë jep sqarime se për këto operacione urgjente është duke u përdorur vetëm oksigjeni dhe jo edhe oksidi i azotit apo oksiduli.
I kontaktuar nga Indeksonline, anëtari i bordit të SHSKUK-së, Shemsi Veseli ka deklaruar se për këto operacion ata po i përdorin bombolat e oksigjenit të një operatori tjetër.
“Këto operacione bëhen përmes oksigjenit, nuk jemi duke e përdorur oksidulin fare. Rastet e rënda që vijnë, që e shohim se rrezikohet jeta normal që i shtimë dhe i operojmë dhe nuk jemi duke i përdorur asgjë të atij operatorit që kanë qenë, do të thotë as bombolat e oksigjenit.
Tash jemi duke pritur ekspertizën të shohim se a kanë qenë në pyetje bombolat e oksidulit apo ku është problemi”, ka thënë Veseli.
E gjatë kësaj kohe, ai ka deklaruar se kanë shfrytëzuar kohën të bëjnë gati të gjitha sallat, duke bërë edhe sterilizimin komplet të tyre, ndërkohë që ata po presin rezultatet e hulumtimeve.
“Përveç bombolave ne po hulmtojmë edhe pista të tjera, sepse janë dyshime të supozuara dhe në rastin më të madh është duke shkuar tek bombolat e oksidulit. Ne i kemi cuar edhe ampulat që i kemi përdorur, pavarësisht se e kanë afatin dhe qëndrueshmërinë e prodhimit për ta shikuar cilësinë e tyre. Do të thotë ne jemi duke pritur një rezultat preliminarë që të mos rrezikohet absolutisht”, ka shtuar ai.
Ndryshe, sipas konfirmimit zyrtarë të QKUK-së, janë vetëm dy vdekje të dyshimta, ndërkohë që nëpër media po raportohet për 5 vdekje të dyshimta që kanë ndodhur brenda ditës në QKUK.
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...