Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi me ish- bashkëpartiakun e tij, profesor Hajredin Kuçin.
A është ky një sinjal që Kuçi po i rikthehet politikës, apo vetëm një kafe miqësore mes tyre?
Hoxhaj nuk ka bërë të ditur asgjë në postimin e tij ,përveç asaj që po shijon një kafe me mikun e tij.
“Kafen e mëngjesit me mikun tim, Hajredin Kuqin!”, është postimi i Hoxhajt sipër fotografisë së postuar në Facebook.
Megjithatë, arbresh.info merr vesh se Hajredin Kuçi po rikthehet në PDK. Madje Kuçi do të rikthehet më fuqishëm se kurrë më parë.
Ndërkohë në qershor të këtij viti pas një pauze të gjatë të daljes së tij në publik, Kuçi në një intervistë në një nga televizionet vendore kishte folur për PDK-në, duke mohuar se do të rikthehet
Ai kishte thënë se nuk ka dalur nga kjo parti për t’u rikthyer më pas.
Po ashtu në këtë intervistë ai pati thënë se kontributin e tij në këtë parti mund ta japë edhe nëse nuk është aktiv në jetën politike.
“Unë nuk kam dalë për me u rikthy edhe nuk kam pasë ambicie, të jem jo modest por nëse do të kandidoja, ndoshta edhe do të bëhesha kryetar. Por mendoj që ka qenë një moment kur kam menduar që duhet. Papa Benedikti i dytë kur ka dhënë dorëheqje ka thënë: nganjëherë duhet me bë një hap prapa për me ecë përpara. Unë kam menduar që prej politike duhet ta bëj një hap prapa. Nuk po them që nuk është logjike a mund të jap kontribut për vendin. E kam një filozofi që e kam vënë në kokën time: njerëzit duhet punuar për Kosovën por mundesh pa qenë në politikë, njerëzit duhet me dhënë mendime politike pa qenë në parti politike dhe njerëzit që janë anëtarë munden me punu për PDK-në edhe pa qenë në Kryesi. Kontributi im nuk lidhet me funksione pozita por mbi të gjitha po them jo me atë logjikën partiake, partizan”, ishte shprehur Kuçi.
Hajredin Kuçi, dikur krahu i djathtë i Hashim Thaçit, në 2019 kishte arritur të bëhet deputet i Republikës së Kosovës, duke marrë 10 mijë e 609 vota.
Nënkryetari i PDK-së që ka mbajtur pozita të lartë dhe ka hartuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës është rikthyer në Parlamentin e Kosovës.
Profesori i rregullt në UP që ligjëron për të drejtën ndërkombëtare dhe ish-Zëvendëskryeministri as në zgjedhjet e 2019-të s’kishte bërë fushatë të madhe siç bëjnë kandidatët tjerë.
Ndryshe, Kuçi ishte për një kohë edhe ministër i Drejtësisë.
Nga viti 1992 deri në 1994, Kuçi ka qenë kryeredaktor në revistën studentore “Bota e Re”. Nga viti 1992 deri në 1996, ka qenë zëvendëskryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1996 deri në vitin 2004, ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me jashtë i Universitetit të Prishtinës.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, 2004, 2007 dhe 2010, ishte zgjedhur Deputet i Kuvendit të Kosovës.
PDK, për herë të parë prej pasluftës, në zgjedhjet e 2019 doli e treta dhe kishte vendosur të mbetet në opozitë. Ka qenë në pushtet prej vitit 2007, kur kishte fituar garën elektorale. Në dy mandate, PDK ka pasur pozitën e Kryeministrit, ndërsa në dy mandatet e fundit ka qenë në pushtet, por Shefi i Qeverisë ishte i partive tjera.arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...