Tërheqja graduale e presidentit të Kosovës nga insistimi që njëanshëm dhe vetëm me ligj të bëhet transformimi i FSK-së në Ushtri, dhe deklarimi i tij se do të bëjë përpjekje maksimale për të bindur edhe Listën Serbe si partner të koalicionit që ta mbështetin formimin me ndryshime kushtetuese, të Ushtrisë së Kosovës, po interpretohet nga analistët politikë dhe opozita si një përpjekje tinëzare e presidentit.
Sipas tyre, Thaçi po tenton që përmes një marrëveshjeje të votimit në “një pako” në Kuvend, të tri temave shumë sensitive, Demarkacionin problematik dhe Asociacionin e komunave serbe me vlerësimin antikushtetues, t’i këmbejë me transformimin tepër të nevojshëm të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës.
Ky plan, që po përfolet, cilësohet si një hipokrizi e madhe dhe mashtrim i tij i radhës, prapa të cilit fshihen qëllimet për kalimin e Demarkacionit dhe Asociacionit. Ky lloj skenari, sipas njohësve të rrethanave, mund të jetë përgatitur nga fakti se qoftë për Demarkacionin ose Asociacionin arkitekti kryesor i këtyre marrëveshjeve të dëmshme është vetë Hashim Thaçi, shkruan Kosova Sot.
Sidoqoftë opozita kosovare zotohet se nuk do të bëhet pjesë e një pazari të tillë eventual të votimit në paketë të të tria temave, Asociacionit, Demarkacionit dhe Ushtrisë, sepse nuk është e gatshme që të bëjë sërish kompromis e koncesione në llogari të atyre, që nuk janë në gjendje për të qeverisur si duhet në shërbim të qytetarëve.
Deputeti Ismail Kurteshi, nga Vetëvendosje thotë se çfarëdo marrëveshje e kësaj natyre që mund të bëjë presidenti me Listën Serbe nuk do ta gjejë mbështetjen e opozitës në Kuvend, nëse marrëveshjet e kontestuara rishikohen substancialisht.
“Tani gjithçka është e mundur, por Demarkacioni në versionin aktual dhe marrëveshja për ‘Zajednicën’ nuk do të kalojnë”, tha Ismail Kurteshi.
Edhe Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën, shprehet kundër një pazari të tillë të mundshëm që mundë të përgatitet si skenar kompromisi me Listën Serbe nga PDK e LDK.
“Gjithçka mundë të pritet nga ky koalicion me njerëz të shitur për interesa personale, edhe pse mundësitë dhe rregullat ligjore nuk mundësojnë që të tria këto gjëra të hyjnë në pako”, tha Berisha.
Në prononcime të mëhershme, qëndrim i njëjtë është edhe i AAK-së. Kjo parti e ka kundërshtuar ashpër Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Veprimi i tillë i kundërligjshëm kundërshtohet edhe nga analistët politikë dhe ekspertët.
“Idetë, të cilat mund të vijnë nga kushdo qoftë, që të tria këto çështje të shkojnë në Kuvend dhe të votohen në pako si të kushtëzuara me njëra-tjetrën, unë do t’i quaja si ide të sëmura nga aspekti politik sepse ato të tria janë procese krejtësisht të ndara dhe nuk kanë afërsi dhe lidhshmëri ligjore asnjëra më tjetrën”, tha analisti Ilir Fetahu.
Thaçi, arkitekti i të këqijave Sipas Fetahut, tendenca që të bëhen paralele dhe të futen me votim në pako çështjet e tilla, nuk u shërbejnë as demokracisë dhe as normalitetit e stabilitetit politik në vend.
Edhe profesori i së drejtës, Riza Smaka, konsideron se zgjidhja më e paqëlluar dhe për aq e gabuar, do të ishte vënia në votim e marrëveshjeve për Demarkacionin dhe të asaj për asociacionin tok me Projektligjin për Transformimin e FSK-së në FAK-un e vendit tonë.
“Në radhë të parë, marrëveshjet në fjalë, janë tejet problematike dhe pa konsensusin e pozitës me opozitën, kurrsesi, nuk do të duhej të provokohej opinioni publik edhe ashtu i acaruar që të ofroheshin për miratim. Aq më parë, kur, Marrëveshja për Krijimin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë edhe nga Gjykata Kushtetutare është cilësuar antikushtetutare, ndërsa Marrëveshja për Demarkacionin Kufitar Kosovar me Malin e Zi qartazi është në kundërshtim me integritetin e vendit, ngase nuk mbështetet në faktografinë hartografike të Malit të Zi, Serbisë, Kosovës as të Jugosllavisë të delimituar në vitin 1945 e asnjëherë të ndryshuar, madje të konfirmuar dhe të promovuar nga linja kufitare administrative në linjën kufitare ndërshtetërore dhe, si të tillë, të pranuar edhe ndërkombëtarisht!”, tha Smaka.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...