Vendosja e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja, kohëve të fundit ka nxitur disa mospajtime brenda koalicionit qeverisës.
Përderisa kryetari i PDK-së njëherësh edhe kryepralamentari Kadri Veseli bëri thirrje që taksa të pezullohet përkohësisht për 120 ditë, për t’i hapur rrugë dialogut, kryeministri Ramush Haradinaj në anën tjetër është më i vendosur se kurrë që kjo gjë të mos ndodh, duke thënë se dialogu nuk duhet kushtëzuar me taksën.
E pas këtyre deklaratave, u fol për një përçarje të mundshme të partnerëve të koaliciont PAN.
Se a ka apo jo përçarje brenda PAN-it, për Telegrafin ka folur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi.
Isufi ka thënë se koalicioni qeveritar ka funksionuar dhe po vazhdon të funksionojë në mënyrë stabile.
“Koalicioni qeveritar ka funksionuar në mënyrë stabile dhe ka marrë vendime mjaft të rëndësishme për vendin. Kjo është vërtetuar edhe me manifestimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e që për herë të parë parakalon Ushtria me paradën e saj madhështore. Në koalicion ka pikëpamje të ndryshme me nuanca sepse përbërja është nga parti të ndryshme por që vendimet dhe përgjegjësitë janë të përbashkëta. Duhet theksuar se tani kemi një qeveri shumë më dinamike me veprime dhe vendime konkrete që nuk ekzistuar më parë”, ka deklaruar Isufi.
Ai ka shtuar se kjo Qeveri duhet të vazhdojë punën.
“Kjo qeveri duhet të vazhdojë punën sepse ka nevojë vendi të qeveriset duke punuar çdo ditë në dobi të qytetarëve të Kosovës për të ndryshuar jetën e tyre”, ka thënë Isufi.
I pyetur rreth qëndrimit që ka AAK-ja sa i përket shkuarjes në zgjedhje, Isufi ka thënë proceset të cilat e presin Kosovën duhet vazhduar me Qeverinë Haradinaj.
“Nëse partnerët e koalicionit mendojnë ndryshe, atëherë mund të marrin vendim për të shkuar në zgjedhje, por mendojmë se Kosova në këto procese të rëndësishme që e presin duhet të vazhdojë me Qeverinë Haradinaj e cila ka përcaktuar një nivel shumë më të lartë të përgjegjësisë e me vendime shumë me dobi për vendin”, theksoi Isufi.
Telegrafi ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga zyrtarët e PDK-së dhe Nismas, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...