Ekipi Negociator pas takimit me zyrtarët e lart amerikanë duket se ka filluar të ndryshojnë qëndrimin për taksën e vendosur ndaj Serbisë.
Sipas postimeve të bëra në rrjetin social “facebook”, anëtarët e ekipit negociator me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti dhe Behgjet Pacolli nuk kanë qenë kundër heqjës së taksës.
Bashkëdrejtuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj ndër të tjera ka shkruar se ka siguruar amerikanët se do të arrihet një qëndrim unik i Kosovës duke marrë parasysh këshillat e miqve dhe do të mundësojnë fillimin e dialogut
“Shfrytëzova rastin për të thënë se vendimi për taksën ka qenë vendim shtetëror dhe tashmë është e qartë se ka këndvështrime të ndryshme rreth kësaj teme. I sigurova që po punojmë fuqishëm që institucionet e Kosovës rreth kësaj çështjeje të kenë një qëndrim unik i cili do t’i mundësonte edhe fillimin e dialogut, duke marrë parasysh këshillat e miqve tanë amerikanë”, ka shkruar ai.
Edhe anëtari i këtij delegacioni, Behgjet Pacolli duke folur për taksën ka thënë se vendi do të dal fitues nëse dëgjon këshillat amerikane.
“Në rrugëtimin tonë si shtet, partneriteti i ngushtë me SHBA është jetik dhe si i tillë do të jetë i pacenueshëm. Vendimi për taksën ka qenë shtetëror, i drejtë dhe legjitim. Qëndrimi ynë do të jetë unik dhe në koordinim të ngushtë me aleatët amerikan. Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane”, ka shkruar Pacolli.
Ndërsa Shpend Ahmeti ka shkruar se Kosovës i mbetet të vendos për taksë.
“Qëndrimi i SHBA është i qartë. Edhe arsyeja e taksës është e qartë. Tash i mbetet Kosovës me vendos se cili është interesi strategjik. Çfarëdo veprimi që shihet si fitore personale dhe fitore elektorale e dëmton Kosovën dhe pozicionin negociator të saj”, ka shkruar ai,
Ndryshe në fillim të nëntorit të 2018-es Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj kishte marrë vendim që të vendos taksë prej 10% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ndërsa në fund të po atij muaji me propozim të ministërt të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalës kjo taksë është rritur nga 10% në 100%.
Ndërsa kanë qenë të menjëhershme reagimet e Qeverisë Amerikane e cila ka kërkuar pezullimin e menjëhershme të taksës.
E Serbia u ka kërkuar shteteve të Bashkimit Evropian që ta bindin Kosovën në heqje të taksës.
Madje përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, Komisionerja për Tregti Cecilia Malmstrom dhe Komisioneri Johannes Hahn, i kanë dërguar letër Haradinajt.
“Vendosja e tarifave të reja në një afat të mesëm do të dëmtojnë interesat ekonomike të Kosovës dhe njerëzve të saj, duke zvogëluar shkëmbimin tregtar dhe dëmtuar atraktivitetin e Kosovës si vend për investime dhe biznes. Në dritë të kësaj ne duam të ritheksojmë se qëndrimi unik i BE-së është se ky vendim duhet të tërhiqet në rastin më të hershëm të mundshëm”, thuhet në letrën që iu drejtuar Haradinajt.
Por qëndrimi i Haradinaj nuk ka ndryshuar duke thënë se për taksën prej 100% e vendosur ndaj mallrave serbe nuk ka ndryshuar dhe taksa nuk do të hiqet deri në njohje nga shteti serb.
Ndërsa kundër këtij qëndrimi e pro heqjes së taksës është deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Mendoj se kjo këshillë duhet të respektohet, jo për tu hequr por për ti dhënë mundësi që përmes pezullimit. Ky vendim i takon qeverisë së Kosovës, por theksoj se në shikim të parë duket që Serbia po dëmtohet në ekonomi, por nuk ka çmim që mund ta paguaj ndonjë dobësim në mes SHBA dhe Kosovës, mbi çdo çmim është marrëdhënia Kosove-SHBA”, ka thënë ai./Arbresh.info/
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...