Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua sot me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta. Gjatë këtij takimi, Thaçi i kërkoi Metës që Shqipëria t’u jap shtetësinë kosovarëve si pasojë e bllokadës që BE-ja po ia bën kosovarëve për të lëvizur lirshëm.
Për mediat serbe, deklarata e Thaçit është një nga mekanizmat për të tërhequr vëmendjen e Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë. Sipas tyre një gjë e tillë shpall kaos të mundshëm që mund të shpërthejë në disa orë.
‘Sputniku’ serb thotë se partitë e dinë që projekti i tyre i suksesshëm në Kosovë duhet të ruhet nga stabiliteti i dukshëm dhe se Thaçi mban çelësat për atë stabilitet, transmeton lajmi.net.
Pas këtyre deklaratave serbët i frikësohen një shfaqje të re të fillimit të unifikimit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Avokati, Azem Vllasi ka thënë për ‘Sputnik’ se e vetmja e vërtet në këtë temë është se qytetarët e Kosovës duan të kenë lirinë e lëvizjes si gjithë të tjerët.
“Kjo nuk ka të bëjë as me njërën e as me tjetrën, por është fakt se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për pasaporta me të cilën ata do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm, pasi nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën”, ka thënë Vllasi.
Në të njëjtën kohë, avokati nuk e ka kundërshtuar faktin se ky është një mesazh për Bashkësinë Ndërkombëtare.
“Qytetarët e Kosovës ndjehen sikur janë një rezervë, iu mohohet liria e udhëtimit dhe në të vërtetë kjo është një mesazh për Evropën se ne po kërkojmë për një zgjidhje që të dalim nga kjo situatë”, është shprehur Vllasi.
Megjithatë, disa fakte nuk i mbështesin arsyet e tij, vazhdon shkrimi i gazetës në fjalë. Vetëm pak ditë më parë, kryeministri shqiptar, Edi Rama paralajmëroi BE-në se Shqipëria por edhe Kosova ishin lënë pas. Një ditë më vonë, Rama i dha shqiptarëve katër vende në qeveri dhe Hashim Thaçi i tha hapur BE-së se ai ishte mashtruar për krijimin e Gjykatës Speciale për Kosovën.
Gazetari serb, Zivojin Rakoçeviq ka thënë se ëndrra e pavarësisë së përsosur për Kosovën është konsumuar dhe momenti i shkarkimit ka ardhur.
Ai ka thënë se në Kosovë 98 për qind e qyteteve dhe fshatrave mban emrat e të tjerëve e jo shqiptarë madje edhe lumenjtë janë të quajtur në gjuhë të huaj.
“Nëse shtoni në këtë anarki korrupsionin, kolapsin ekonomik, izolimin, atëherë ky nacionalitet shqiptar është i errët edhe nëse duket si Shqipëri e Madhe”, është shprehur Rakoçeviq.
Sipas tij, një gjë e tillë për serbët krijon një ndjenjë të poshtërimit pasi që edhe atyre iu ka mohuar e drejta për ta përdorur një ID serbe po ashtu edhe karta të sigurimit shëndetësor.
Kujtojmë se sot Thaçi dhe Meta nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi marrëdhëniet vëllazërore dhe partneritetit strategjik, ndërsa në fund të nëntorit është planifikuar një mbledhje e përbashkët në mes dy qeverive
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...