Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka apeluar që qytetarët e vendit të kursejnë energjinë elektrike, për shkak të krizës për mungesë të saj e cila pritet të vijojë gjatë dimrit të ardhshëm.
Përmes një konference, Rizvanolli bëri të ditur se kanë marrë disa masa emergjente për kursimin e energjisë elektrike, ashtu sikurse shtetet e tjera evropiane.
”Besoj është qartë tashmë, që dimri i ardhshëm do të jetë tejet i vështirë për Evropën. Kjo do të ndikojë edhe tek neve, për import të energjisë”.
”Në këtë aspekt është mirë që edhe ne të jemi të vetëdijshëm, për vështirësitë që po na presin. Ne jemi duke ndërmarrë të gjitha masat që janë të realizueshme. KEK-u është duke i bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që ndërhyrjen e Kosovës A dhe B të përfundojnë para dimrit”.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se edhe peleti do të jetë pjesë e listës së produketeve esenciale, të cilave do t’iu përcaktohet një çmim i përballueshëm sipas saj, për qytetarët.
”Duhet të kursejmë energji, sa i përket masave që po marrim si qeveri. Çmimi i peletit është çështje që preokupon qytetarët por na preokupon edhe neve si qeveri. Do të shohim edhe nga ana e rregullimit të çmimeve, është duke u përgatitur një rregullore për çmimet e produkteve esenciale”.
”E edhe peleti do të llogaritet brenda listës së produkteve esenciale. Do të shtojmë përpjekjet në mënyrë që vjedhja e energjisë elektrike të parandalohet”.
”Kursimi i energjisë elektrike do të jetë kyç gjithashtu, secili prej nesh në shtëpitë tona duhet të bëjmë maksimumin”.
”Dimri në të cilin po hyjmë, është dimër i jashtëzakonshëm. Sivjet çmimet që kemi parë në tregun e vitit të kaluar, veçse kanë ardhë në verë. Mund të gjendemi shumë lehtë në një situatë, kur Rusia e ndalon komplet qarkullimin e gazit, dhe mund të vie tek situata ku në tregun europian s’mund të ketë energji, pavarësisht prej çmimit”.
”Secili prej nesh, jemi duke bërë maksimumin, në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta kalojnë më lehtë këtë dimër”. /arbresh.info/
Sylvinho publikon listën/ Ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, k...
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagj...
KFOR-i parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në Zu...
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...