Menjëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga presidenti Thaçi, kanë filluar raportimet për krijimin e koalicioneve parazgjedhore.
Një i tillë tashmë është veç i sigurt, pasi AAK-ja dhe Nisma për Kosovën do të shkojnë me një listë të përbashkët zgjedhore në zgjedhjet që mbahen më 11 qershor, raporton lajmi.net.
Por kohëve të fundit janë shtuar zërat se një koalicion i mundshëm parazgjedhor do të realizohet edhe ndërmjet LDK-së, Vetëvendosjes dhe Alternativës.
Zërat për një koalicion të tillë janë shtuar nga vetë zyrtarë të këtyre partive, të cilët për asnjë moment nuk e kanë mohuar se do të mund të shkojnë në zgjedhje me një listë.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se disa gjëra nuk bëhen publike, duke mos e mohuar se mund të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Tash, disa gjana ne i kemi të fshehta, por nuk mund t’i qesim në publik të gjitha. Nuk po adresoj konktretisht, sepse nuk është koha që të vlerësojmë, sepse nuk dëshiroj që të kuptohet në opinion sot se ne jemi kundër për të gjitha partitë” , ka deklaruar Mustafa në RTV 21.
Mohim nuk ka pasur as nga zyrtarët e kësaj të fundit. Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca para disa ditësh ka thënë se në rast të largimit të Mustafës nga LDK-ja atëherë do të mund të krijohej në koalicion, duke shtuar se bisedimet po ecin mjaft mirë.
“Nëse Isa Mustafa tërhiqet nga ambiciet e veta institucionale, atëherë në do të mund të bashkëpunonim me një forcë progresive brenda LDK-së, që e konsiderojmë shumë të rëndësishme. Ne kemi kontakte me ta dhe ata po bëjnë një punë shumë të mirë. Janë ky grup që janë të pakënaqur që Isa Mustafa merr vendime me aklamacion”, kishte thënë Konjufca në RTV Dukagjini.
E sot gjatë ditës, vetëm sa janë rritur raportimet e mediave të cilat duke u bazuar në burime të veta kanë thënë se Alterantiva tashmë ka arritur marrëveshje për ‘martesë’ me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke synuar që në këtë rreth të futet edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit.
Nëse një koalicion i tillë ndodhë, duke marrë parasysh edhe sondazhet dhe zgjedhjet e fundit, atëherë me shumë gjasë do të dilte fitues në zgjedhje.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...