A po i ruan Shpend Ahmeti autobusët për zgjedhjet lokale?

22:21 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Më 17 shkurt, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë u lëshuan për qarkullim 30 autobusët e rinj.

Pjesa tjetër, ishte thënë se do të vijnë 120 ditë pas nënshkrimit të kontratës, e cila ishte bërë më 7 shtator të vitit të kaluar, mes ndërmarrjes “Trafiku Urban” dhe kompanisë çeke “Iveco”, si fituese e tenderit për furnizimin me autobusë urbanë.

Mirëpo, kontingjenti i tretë prej 21 autobusëve, ende nuk ka ardhur në Kosovë.

Zyrtarë të komunës së Prishtinës, kanë thënë se vonesa ka ndodhur për shkak të problemeve me bordin e Trafikut Urban, derisa ka premtuar se deri në fund të verës, këta autobusë do të vijnë në Prishtinë.

Edhe në Trafikun Urban, kanë thënë se mos-ardhja e autobusëve të rinj ka të bëjë pikërisht me pengesën që ishte bërë nga mosfunksionimi i bordit të kësaj ndërmarrjeje.

Ndërkaq, nga gazetarët që përcjellin komunën e Prishtinës, vonesa e ardhjes së këtyre autobusëve, lidhet ngushtë me fushatën për zgjedhjet lokale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme